Një ndryshim vizual e bën shumë më të lehtë përdorimin e WhatsApp
Një opsion i ri i WhatsApp pritet të përmirësojë funksionalitetin e aplikacionit me një ndryshim të vogël të ndërfaqes së përdoruesit, transmeton pcworld.al.
I lançuar në programin Google Play Beta si pjesë e versioni 2.23.8.4, përmban një shirit të ri navigimi në fund të aplikacionit duke e sjellë në një linjë me filozofinë e dizajnit të Google.
Screenshot-et e realizuar nga WABetaInfo tregojnë se shiriti në fund përmban katër opsione: Chats, Communities, Status dhe Calls.
WABetAInfo tha se shiriti i ridizajnuar është i ngjashëm me atë që ndodhet në versionin iOS të aplikacionit. Nuk ka një afat se kur ndryshimi i ri do të aplikohet, por presim që ridizajnimi të bëhet i disponueshëm në javët në vijim.
Vetëm javën e kaluar WhatsApp ka sjellë disa opsione të reja siç është një editor teksti i stilit të Instagram apo verifikimin biometrik për tu qasur në disa biseda, një funksionalitet që duhej të kishte qenë funksional prej kohësh.