Një kalimtar gjeti foshnje në gjendje të rëndë shëndetësore në qendër të Velesit dhe e dërgoi në spital
Dje në spitalin e Velesit është dërguar një foshnjë në gjendje të rëndë shëndetësore, të cilën një kalimtar e ka gjetur të braktisur në qendër të qytetit, njoftojnë sot nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Veles, transmeton Portalb.mk.
Policia ka zhvilluar bisedë me mjeken e spitalit, e cila tha se foshnja është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe se priten rezultatet e ekzaminimeve shtesë.
Sipas mjekes, shtoi policia, menjëherë pas sjelljes së foshnjës, në spital ka ardhur S.K. e cila ishte rreth 20 vjeç dhe e cila tha se ishte nëna e foshnjës. Por më pas gruaja u largua nga spitali.
SPB Veles thotë se po merren masa për zbardhjen e rastit.