Një 68-vjeçar ndërroi jetë pasi u përplas nga një motoçiklist teksa ecte në vizë-bardha
Një gjashtëdhjetë e tetë vjeçar, J. N. vdiq pasi u godit nga një motoçikletë mbrëmë afër rrugës Leninova në Shkup rreth orës 19:30, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), transmeton Portalb.mk.
Personi, sipas policisë, është dërguar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” pas goditjes, ku ka ndërruar jetë nga plagët e marra.
Burri është goditur në një vendkalim këmbësorësh nga një motoçikletë Kawasaki me targa të Shkupit, pas së cilës motoçiklisti është larguar nga vendi i ngjarjes.
Përveç 68-vjeçarit, në aksident është lënduar edhe pasagjeri i motoçikletës, 26-vjeçari H. I., i cili është dërguar në spitalin e vjetër të qytetit “Shën Naum Ohridski”.
Policia thotë se është kryer një inspektim nga ekipet e Sektorit të Punëve të Brendshme Shkup dhe se po merren masa për sqarimin e rastit.