Nikolloski paralajmëroi konfiskim të objektit të ndërtuar pa leje të aeroportit sportiv Stenkovec
Në koordinim me disa institucione – Ministrinë e Transportit, Agjencinë e Aviacionit Civil, Inspektoratin Shtetëror të Ndërtimit, si dhe Aeroklubin e Aeroportit Sportiv Stenkovec Shkup, do të fillojë procedurë për konfiskimin e objektit të ndërtuar pa leje në Aeroportin Sportiv Stenkovec, kumtoi ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski, njofton Portalb.mk.
Në postimin, Nikolloski potencoi se Ministria e Transportit, si institucion kompetent për objektet e kategorisë së parë, siç janë aeroportet, spitalet që trajtojnë kujdesin shëndetësor terciar, ndërtesat e arsimit të lartë, palestrat sportive, stadiumet dhe objektet e tjera infrastrukturore shtetërore, nëperiudhën e kaluarë i është qasur seriozisht zgjidhjes së problemit me objektet e paligjshme që bien në këtë kategori.
“Duke marrë parasysh se objekti është ndërtuar tërësisht ilegalisht në tokë shtetërore, autoritetet kompetente vendosën t’i drejtohen Prokurorisë dhe Gjykatës dhe të kërkojnë që i gjithë objekti të konfiskohet në dobi të shtetit, me qëllim që të njëjtin të mund ta përdor Agjencia e Aviacionit Civil për trajnimin e pilotëve dhe nevoja të tjera. Ky është mesazh i qartë se nuk do të tolerohet ndërtim i objekteve të paligjshme në vendet ku Ministria e Transportit dhe Inspektorati Shtetëror i Ndërtimit kanë kompetencë”, kumtoi Nikolloski.
Nga Aeroklubi Shkup dje dërguan kumtesë në të cilën thonë se kanë dorëzuar kallëzim penal kundër ish-drejtuesit dhe kërkuan që objekti ta ridedikojë.
“Si qytetarë të ndërgjegjshëm dhe partnerë në Aeroklub Shkup shpk, në vitin 2025 ngritëm dy kallëzime penale kundër ish-menaxherit Dejan Sazdovski, për vepra të kryera penale ‘ndërtim i paligjshëm’ dhe ‘keqpërdorim të detyrës zyrtare’, në përputhje me ligjet e Republikës së Maqedonisë. Dejan Sazdovski ndërtoi pa leje ndërtimi objektin-restorant në aeroportin sportiv Stenkovec dhe pa vendim përkatës të partnerëve të Aeroklub Shkup shpk”, porositën nga Aeroklubi Shkup.
Nga atje porositën që qeveria në vend që ta rrënojë objektin, ta dedikojë për nevoja personale, për shembull, siç thonë, për Qendrën shkollore të aviacionit, e cila do të mund të shërbejë për trajnim të pilotëve dhe specialistëve të tjerë të aviacionit, duke pasur parasysh mungesën aktuale të kuadrit të tillë.