Pas natës së kaluar në polici, këngëtari Kajmakoski është në shtëpi dhe në gjendje të mirë, thonë nga PR-ekipi i tij
Pas natës së kaluar në polici, këngëtari Daniel Kajmakoski është në shtëpi dhe në gjendje të mirë, thonë nga PR-ekipi i tij, i cili mbrëmë u rrëmbye në Beograd. Në një postim të shpërndarë në profilin e Fejsbukut të Kajmakoskit, thuhet se informata për rrëmbimin e tij është e saktë dhe se policia është në kërkim të sulmuesve, njofton Portalb.mk.
“Ajo që mundemi ta konfirmojmë është se policia është në kërkim të autorëve të panjohur të cilët janë të huaj, të cilët e kanë lidhur dhe e kanë çuar në automobilin e tij duke i kërkuar 20.000 euro. E kanë çuar në Ruma, kur policia e trafikut ka tentuar t’i danlë. Automjeti ka goditur në bankinë, rrëmbyesit kanë dalë nga automjeti dhe kanë ikur. Danieli pastaj ka kaluar disa orë në stacion policor”, thuhet në post.
Në post shkruan edhe se në interes të hetimit, Kajmakoski nuk do të shpërndajë informata shtesë me opinionin.
Këngëtari i njohur maqedonas Daniel Kajmakoski (43) është rrëmbyer mbrëmjen e kaluar në Beograd. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të zonës së njohur “Beton Hala”, ku autorë ende të paidentifikuar e kanë marrë me forcë këngëtarin, bënë të ditur media serbe Kurir.
Sipas detajeve të para, autorët e kanë lidhur Kajmakoskin dhe e kanë transportuar me makinën e tij, duke i kërkuar një shumë prej 20.000 eurosh për lirimin e tij.
Daniel Kajmakoski lindi në Strugë në vitin 1983. Në moshën gjashtëvjeçare, ai u shpërngul me prindërit e tij në Vjenë, ku edhe u rrit.
Ai fitoi famë të madhe pas fitores në sezonin e parë të spektaklit të talenteve “X Factor Adria”. Në vitin 2015, ai përfaqësoi Maqedoninë e Veriut në Festivalin Evropian të Këngës (Eurovision) në Vjenë me këngën “Lisja esenski” (Gjethet e vjeshtës), ndonëse nuk arriti të kualifikohej në natën finale.