Nigeri, gjenerali puçist u shpall drejtues i ri i vendit

Nigeri u trondit nga një grusht shteti, i pesti që kur vendi fitoi pavarësinë nga Franca në vitin 1960. Sipas njoftimeve të ushtrisë gjenerali Omar Abdurahman Çiani, i cili luajti një rol kryesor gjatë grushtit të shtetit, u shpall kreu i ri i Nigerit. Omar Abdurahman Çiani u prezantua në televizionin shtetëror si mbajtës i funksionit të presidentit të këshillit kalimtar, që mori pushtetin pas grushtit të shtetit, transmeton DW. 

Një grup ushtarësh në Niger njoftuan të mërkurën (26.07). se kishin rrëzuar nga pushteti presidentin, Mohamed Bazum, i cili qe zgjedhur në mënyrë demokratike. Kolonel-majori, Amadu Abdramane, tha se Garda Presidenciale e Nigerit e ka arrestuar presidentin Bazum.

“Kjo vjen pas përkeqësimit të vazhdueshëm të gjendjes së sigurisë, qeverisjes së dobët ekonomike dhe sociale,” tha kolonel-majori i Forcave Ajrore në një fjalim televiziv.

Komanda e ushtrisë së Nigerit i mbështeti zyrtarisht ushtarët në përpjekjen e tyre për grusht shteti.

Reagime nga rajoni dhe bota

Udhëheqës nga vendet e rajonit dhe si dhe nga vende të tjera e dënuan menjëherë përpjekjen për grusht shteti dhe bënë thirrje që presidenti Bazum të lirohet.

Presidenti i Beninit, Patrice Talon, shkoi në kryeqytetin e Nigerit, Niamey, dhe tha se “nëse është e nevojshme do të përdoren të gjitha mjetet për të rivendosur rendin kushtetues në Niger, por idealja do të ishte që gjithçka të bëhej në paqe dhe harmoni.”

Kurse Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha se OKB-ja e dënon me forcë “sulmin kundër qeverisë së zgjedhur në mënyrë demokratike” në Niger.

Si është situata në Niger?

Kolonel-majori, Amadu Abdramane, tha në emër të ushtarëve rebelë, tha se kufijtë e Nigerit janë mbyllur dhe se “të gjitha institucionet” në vend do të pezullohen.

Nga ora 22:00 deri në orën 5 të mëngjesit në vend është vendosur gjendje shtetrrethimi “deri në një njoftim tjetër”.

Pas lajmit për përpjekjen për grusht shteti në kryeqytetin e vendit Niamei pati të mërkurën dhe të enjten demonstrata të shumta