Nga pikëpagesat rrugore në RMV, për pesë muaj janë arkëtuar mbi 31 milionë euro
Nga fillimi i këtij viti deri në fund të qershorit, nga pikëpagesat në vend janë arkëtuar një rekord prej 1.919.775.277 denarësh (mbi 31 milionë euro). Krahasuar me vitin e kaluar, 2025, janë arkëtuar 21.891.532 denarë më shumë, informuan për MIA-n nga Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore (NPRSH).
Pikëpagesa më e frekuentuar është Tetova, i ndjekur nga Petrovec, Romanovcë, Gllumovë, Milladinovc, Zhelinë, Gostivar, Stobi, Kadrifakovë, Preod, Sopot, Demir Kapi, Otovicë dhe Gjevgjeli.
Sa i përket të ardhurave të mbledhura dhe çmimit të biletave, të ardhurat më të larta janë realizuar në Romanovcë, pasuar nga Milladinovci, Petrovec, Gllumova, Zhelina, Tetova, Stobi, Preodi, Gostivari, Sopoti, Gjevgjelia, Kadrifakova, Otovica dhe Demir Kapia.
“Në çdo rast kur ka rritje të fluksit të trafikut në pikëpagesa, veçanërisht gjatë sezonit veror, Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore, përmes Departamentit për Pagesat e Tarifave, harton një plan veprimi (orar), ku në çdo pikëpagesë në të dy korridoret hapen të gjitha korsitë në dispozicion. Njëkohësisht, prioritet i barabartë i jepet edhe pagesës elektronike të tarifës përmes MTag, ku të paktën një korsi është gjithmonë në funksion – këto janë automjetet që kalojnë pa u ndalur – si dhe pagesës elektronike përmes MCard, ku automjetet kalojnë pa pasur kontakt me punonjësin”, thonë nga NPRSH.
Pjesëmarrja e pagesës elektronike në qarkullimin e përgjithshëm të pagesave është 36 pë qind, në gjithsej 11 stacione pagesash ku është vendosur ky sistem.
Nga NPRSH theksojnë se të dhënat për shitjen dhe rimbushjen e pajisjeve elektronike, veçanërisht pasi pajisjet MTag janë bërë të disponueshme edhe në pikat e shitjes së operatorëve celularë, tregojnë se pagesa elektronike e tarifave është rritur me 6 përqind.
Që nga maji i këtij viti, pajisjet MTag mund të blihen edhe në rrjetin e shitjes së Makedonski Telekom dhe A1 Maqedoni, ndërsa më parë ishin të disponueshme vetëm në NPRSH ose në stacionin e pagesës në Petrovec.
Drejtuesit e NPRSH-së, gjatë promovimit të mundësisë për blerjen e MTag-ve te operatorët celularë, informuan se po shqyrtohet mundësia e vendosjes së një modeli të pagesës së tarifave si në Serbi, pra një sistem i mbyllur ku pagesa bëhet sipas kilometrave të përshkuara. Për këtë qëllim, tashmë po punohet në një studim për vendosjen e një sistemi të tillë në Korridorin 8.
Nga pagesat e tarifave të autostradës gjatë vitit të kaluar, deri më 23 dhjetor, u realizua një qarkullim prej 4.158.914.362 denarësh (67.624.624 euro).
Kujtojmë se nga fillimi i vitit 2025 deri më 23 dhjetor është realizuar qarkullim prej 4.158.914.362 denarëve apo 67.624.624 euro.