Nga gjashtë raportimet në Policinë e Maqedonisë së Veriut, vetëm një i arrestuar për dhunë në familje

Policia e Maqedonisë së Veriut në 24 orët e fundit ka arrestuar një qytetarë nën dyshimet se ka kryer dhunë në familje. Në këtë periudhë në stacionet policore janë raportuar gjashtë raste të kësaj natyre, transmeton Portalb.mk.

“Punonjësit e policisë nga SPB Tetova e kanë arrestuar 37 vjeçarin nga Tetova, bazuar në raportimin e mëparshëm të ish-gruas së tij në prill të vitit 2026-të”, raportoi Policia.

Ai dyshohet se e ka shqetësuar vazhdimisht gruan përmes telefonit dhe duke e ndjekur nëpër qytet, duke mos kursyer edhe kërcënimet ndaj saj dhe familjes.

Policia njoftoi se në një rast është raportuar një vjehërr 56 vjeçare në Shkup se ka dëmtuar veturën e rejës, duke përdorur edhe dhunë fizike, ndërsa në një rast tjetër në Shkup, dy persona dyshohet se kanë torturuar vajzën dhe mbesën e tyre.

“Një burrë 71-vjeçar ka raportuar se në zonën e Kisella Vodës, për shkak të marrëdhënieve pronësore-juridike të pazgjidhura më parë, është sulmuar fizikisht nga nipi i tij S.O (42)”, raportoi Policia.

Një teze u raportuar se në Shkup ka tentuar me dhunë të futet në banesën e nipit, dhe në fund e ka gjuajtur me ngjyrë, ndërsa një 34 vjeçare e raportoi ish-burrin për sulm fizik.