Nesër hapet grupkapitulli i fundit në negociatat Shqipëri–BE
Nesër (17 nëntor) Shqipëria do të nisë bisedimet për pesë kapitujt e grupkapitullit të fundit në negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, raporton Portalb.mk.
Konferenca e parë ndërqeveritare me BE-në u zhvillua në korrik 2022.
Konferenca e dytë u mbajt në tetor 2024, e treta në dhjetor 2024.
Në prill 2025 u zhvillua konferenca e katërt, në maj konferenca e pestë, ndërsa e gjashta në shtator 2025.
Shqipëria synon të mbyllë negociatat deri në vitin 2027 dhe të anëtarësohet plotësisht në BE deri në vitin 2030.
Shqipëria është vend kandidat për BE që nga viti 2014.