Pas pritjes së gjatë X lançoi platformën e komunikimit 

Rrjeti social X ka lançuar platformën e re të komunikimit Chat, pas muajsh paralajmërimesh dhe vonesash, transmeton Portalb.mk.

Platforma zëvendëson mesazhet direkte dhe sjell funksione të reja: thirrje zanore e video, dërgim të dhënash, editim dhe fshirje të mesazheve. Ajo përfshin edhe veçori sigurie si enkriptimi fundor dhe njoftimet kur dikush bën screenshot. 

Chat po lançohet në iOS dhe web, ndërsa në Android pritet së shpejti. X ka paralajmëruar edhe një funksionalitet për memo zanore. 

Në fillim të vitit, kompania kishte publikuar një version të enkriptuar të platformës, por e tërhoqi në maj për të rregulluar disa probleme.  

Tani, duket se kufizimet e mëparshme të enkriptimit janë tejkaluar.