Nesër do të ketë regjim të veçantë trafiku në zonën e Tetovës dhe Gostivarit

Të shtunën (28.02.2026), në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, do të vizitojë Tetovën dhe Gostivarin, transmeton Portalb.mk.

Për shkak të vizitës, Stacioni i Policisë për siguri rrugore në Tetovë dhe Departamenti i policisë për siguri rrugore në Gostivar do të marrin masa për një regjim të veçantë trafiku në rrugët në zonën më të gjerë qendrore të Tetovës dhe Gostivarit.

SPB Tetovë u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë urdhrat dhe udhëzimet e dhëna nga zyrtarët e policisë, me qëllim që të sigurohet rrjedhë e qetë dhe e sigurt e trafikut.

Vizita e presidentit të Shqipërisë në Tetovë është paralajmëruar për nesër, njoftoi kryetari i Komunës, Bilal Kasami, në një postim në Facebook.