Nesër do të ketë kufizime në komunikacionin e Shkupit

Të shtunën në orët e mesditës do të ketë kufizime në komunikacionin e qytetit të Shkupit, paralajmëroi Ministria për Punëve Brendshme, duke kërkuar nga qytetarët që të respektojnë urdhrat e policisë, transmeton Portalb.mk.

“Më 30 shtator (e shtunë), duke filluar prej orës 15:00, për shkak mbajtjes së garës për biçikleta “Kupa e qytetit të Shkupit 202”, do të realizohet regjim i veçantë i komunikacionit në territorin e qytetit të Shkupit”, njoftoi MPB-ja.

Shtegu për garën e biçikletave do të fillon nga rruga “Dimitrije Çupovski” te “Porta Maqedonia”.