Nesër do të fillojë java e filmit italian në Maqedoninë e Veriut

Gjashtë filma italianë do të jenë pjesë e programit të javës së filmit Italian që do të organizohet nga Kinoteka e Maqedonisë së Veriut dhe Ambasada Italiane e Shkupit. Ky është edicioni XXIV i “Javës së, transmeton Portalb.mk.

Hapja e programit do të bëhet nesër përmes filmit “Edhe nesër është ditë”, me skenarë dhe regji të Paola Korelezi. Ky film ka arritur të marrë çmime nëpër festivale të ndryshme të filmit.

“Në kuadër të programit për këtë muaj, nga 13 deri 18 maj në Kinotekë do të organizohet Java e filmit Italian”, kishte njoftuar Ministria e Kulturës më herët.

Programi do të vazhdojë të martën me “Comandante”, të mërkurën “Rapito”, të enjten “Grazie Ragazzi!”, të premten “Stranizza D’amuri” dhe të shtunën “Cento Domeniche”.

Të gjitha filmat fillojnë prej orës 20:00.