Nesër do të fillojë dezinsektimi ajror në qytetin e Shkupit

Në qytetin e Shkupit nesër dhe pasnesër do të realizohet dezinsektimi ajror në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa më 16 shtator ai tokësor. Nëse kushtet klimatike nuk mundësojnë një gjë të tillë, procesi do të shtyhet për një ditë tjetër, transmeton Portalb.mk.

“Qyteti i Shkupit i informon qytetarët se më 12 shtator do të fillojë dezinsektimi ajror në qytetin e Shkupit, kundër mushkonjave, ndërsa më 16 shtator do të fillojë dezinsektimi tokësor”, sqaroi Qyteti i Shkupit, duke kërkuar nga bletarët që të kenë kujdes.

Dezinsektimi ajror do të realizohet të premten dhe të shtunën. Dezinsektimi tokësor do të realizohet nga e marta (16 shtator) e deri të premten (19 shtator), në periudhën prej orës 22:00 e deri në pra 03:00.