Nesër dhe të mërkurën do të ketë kufizime komunikacioni në disa pjesë të Shkupit

Policia e Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar që të dielën dhe të mërkurën do të ketë kufizime për qarkullim të automjeteve nëpër disa pjesë të Shkupit, transmeton Portalb.mk.

“Për shkak ushtrimit demonstruar në situata urgjente – termet, e quajtur si “Përgjigja humanitare 2023” në organizim të Kryqit të Kuz në RMV dhe nën përkujdesjen e Kryetarit të shtetit, në Parkun e Qytetit në Shkup, më 15 tetor (e dielë), në periudhën prej 09:00 deri në ora 14:00, do të bëhet prova gjeneralë”, njoftoi Policia.

Për këtë aktivitet, pritet të ketë kufizime në funksionimin e bulevardit “Ilinden”, “Shën Kliment Ohri”, “Franklin Ruzvelt”, “Blenski Dogovor”, “Nikolla Tesla”, “Naum Naumovski Borçe”, “Jordan Haxhikonstantinov- Xhinot”, “Orce Nikollov”, “Leninova”, “8 Shtatori” dhe “Ilinden”.

Paralajmërohet që ngjarja kryesore do të mbahet të mërkurën në periudhën prej orës 09:00 deri 14:00, në hapësirat e njëjta.