Këto janë kombëtaret që e kanë siguruar deri më tani kualifikimin në Evropian

Gjermania do të jetë nikoqire e Kampionati Evropian, që do të mbahet në vitin e ardhshëm, raporton KlanKosova. Kombëtaret e para që e kanë siguruar plasmanin në këtë Evropian janë: Franca, Portugalia dhe Belgjika së bashku me Gjermaninë që do t’u bëjë konak.

Mbetet për t’u parë se kush do të jenë kombëtaret e ardhshme që do të udhëtojnë për në Gjermani.

Përndryshe edhe kombëtarja shqiptare është afër kualifikimit pas fitores së madhe ndaj Çekisë me rezultat 3-0.

Ky kampionat do të mbahet në data 14 qershor deri më 14 korrik të vitit 2024.