Nesër dhe pasnesër kufizime nëpër disa rrugë të Shkupit

Ministria për Punë të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka paralajmëruar qytetarët që do të ketë kufizime gjatë fundjavës nëpër disa rrugë të Shkupit, transmeton Portalb.mk.

“Me fillim nga ora 06:00 trafiku në drejtim të Varrezave të Qytetit “Butel” do të zhvillohet në një drejtim, përkatësisht të gjitha automjetet do të drejtohen në rr. ”E Butelit”, majtas nëpër rr. “Aleksandar Urdarevski”, majtas nëpër rr. “Boca Ivanova” dhe djathtas deri në hyrje në Varrezat e Qytetit “Butel”, kurse për dalje nga Varrezat, djathtas  nëpër rr. “Boca Ivanova”, deri në rrethrrotullimin në rr. “E Butelit”, pastaj majtas nëpër rr. “E Butelit” dhe djathtas nëpër rr. “Kemal Sejfulla””, sqaroi Ministria.

Theksohet që kufizimet në këtë pjesë të komunikacionit vijnë si rezultat i shënimit të festës fetare “Shpirtrat”. Për këtë arsye kufizime do të ketë edhe nëpër rrugët afër varrezave në “Kamnik” dhe “Gjorçe Petrov”.