Nën dyshimet se e ka dëmtuar buxhetin e shtetit duke marrë 1.7 milionë denarë, Policia e RMV-së ka ngritur padi
Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj një subjekti juridik dhe 50 vjeçarit nën dyshimet se ka dëmtuar buxhetin e shtetit duke përvetësuar kundërligjshëm 1 720 502 denarë, transmeton Portalb.mk.
“kallëzim penal kundër një subjekti juridik nga Strumica dhe kundër N.B. (50) nga Strumica për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se në katër raste kanë kryer veprën penale “fshehje tatimi”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.
Policia vlerësoi që të dyshuarit kanë vepruar në kundërshtim me dispozitat ligjore në periudhën 2022-2025.
“Në vitin 2022 nuk kanë përllogaritur dhe paguar tatime në bazë të TVSH-së, tatimit mbi fitimin dhe tatimit personal mbi të ardhurat në shumën totale prej 357.288 denarësh; në vitin 2023 nuk kanë përllogaritur dhe paguar tatime në bazë të TVSH-së, tatimit mbi fitimin dhe tatimit personal mbi të ardhurat në shumën totale prej 355.371 denarësh; në vitin 2024 nuk kanë përllogaritur dhe paguar tatime në bazë të TVSH-së dhe tatimit mbi fitimin në shumën totale prej 760.763 denarësh, ndërsa në vitin 2025 nuk kanë përllogaritur dhe paguar tatime në bazë të TVSH-së, tatimit mbi fitimin dhe tatimit personal mbi të ardhurat në shumë totale prej 247.080 denarësh”, raportoi Policia.