Në Tetovë, sonte vjen ekspozita përmbyllëse e kolonisë artistike
Për pesë ditë me radhë, artistë të ndryshëm nga vendi, rajoni dhe bota ishin në Kodrën e Diellit pjesë e frymëzimit të pafund që ka Sharri, mali më i lashtë dhe pjesë e organizimit nga Galeria e Artit në Tetovë.

Të gjithë artistët kanë punuar nga dy vepra me të cilat do të pasurohet Galeria e Tetovës, pasi qëllimi përfundimtar i kolonive përveç njohjes dhe socializimit e pikturimit kolektiv është edhe pasurimi i galerive me vepra të reja nga artistë të ndryshëm. Me këtë rast pati të ftuar diku 21 artistë puna e të cilëve do të shfaqet sonte në Galerinë e Arteve në Tetovë, me fillim në orën 18. 00
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për dhjetë ditë rresht dhe do të kenë mundësi ta përcjellin të gjithë ata që nuk kanë mundësi të jenë në hapje.

Ftesa të shumta nga organizatorët të cilët ftonin të ndiqnin atmosferën mes veprave që dalin në dritë në formë kolektive. Kuratori i galerisë dhe i kësaj kolonie Behar Ferati për Portalb.mk theksoi se kjo është e katërmbëdhjeta herë me radhë që organizohet dhe së është zgjedhur vendi më i bukur për frymëzim, Kodra e Diellit. Artistja Arbenita Meta e punësuar në galeri, theksoi për Portalb.mk se kanë qenë ditë të mbushura me gjëra të bukura dhe se po ashtu kanë pasur edhe vizita nga artistë e professor si, Nehat Beqiri, Miftar Memeti, Jëlldëz Asani etj.
Kolonitë artistike janë të çdovitshme dhe shumë frytdhënëse për të gjithë komunitetin, jo vetëm për artistët pjesëmarrës në shkëmbimin e përvojave, njohjeve dhe aktit kolektiv të pikturimit. Kujtojmë se Gostivari javën që lamë e përmbylli koloninë e saj, respektivisht edicionin e tetëmbëdhjetë me radhë, në ndërkohë po bëhet gati kolonia e Strugës të hapë aktivitetet e veta.