Në Shkup u arrestua shtetasi i Kosovës për transport të kundërligjshëm të mallrave
Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar një 42 vjeçar nga Kosova nën dyshimet se ka transportuar kundërligjshëm mallra të firmave të njohura, mallra të cilat u konfiskuan nga ekipet mobile, transmeton Portalb.mk.
“Gjatë kontrollit të automjetit transportues “Volkswagen Transporter” me targa të Kosovës, të cilin ai e drejtonte, ishte gjetur një sasi e madhe e mallrave të brendeve të njohura dhe mallrave të tjera të llojllojshme, për të cilat ai nuk posedonte asnjë dokumentacion.”, raportoi Policia e RMV-së.
Shtetasi i Kosovës, 42 vjeçari R.Sh. u arrestua në dalje të tunelit, gjatë rrugës nga Bllaca në Shkup, ndërsa ndaj tij do të paraqitet kallëzim penal në bazë të nenit 278 dhe 278-a.