Në Shkup janë sanksionuar 173 shoferë, 46 për vozitje të shpejtë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollet në komunikacion. Në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 173 masa, midis të cilave për vozitje të shpejtë 46 sanksione, 17 maсa për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, nëntë sanksione për kundërvajtje që i bëjnë shoferët e motiçikletave, 18 masa për drejtim të automjetit nën ndikim të alkoolit, njofton Portalb.

Policia ka shqiptuar edhe nëntë masa për përdorim të celularit gjatë vizitjes, katër sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit, katër masa për kalim në semafor të mbyllur (dritë e kuqe)…

Nga MPB paralajmërojnë se kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim dhe apelojnë që qytetarët t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat në trafik që të rritet siguria në trafik dhe të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.