Në RMV, nga e hëna ushqimi i subvencionuar do të paguhet në baza javore

Nga 1 marsi, në Maqedoninë e Veriut do të ndryshohet mënyra e pagesës së ushqimit të subvencionuar. Në vend se të paguhen çdo ditë nga 140 denarë, nga e hëna mjetet do të paguhen përnjëherë  për 6 ditë të javës, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), transmeton Portalb.mk.

Risitë e këtilla janë të parashikuara me ndryshimet në Ligjin për ushqim të subvencionuar, të bëra pas kërkesave të organizatave studentore, thonë nga MASH ndërsa janë me qëllim të përmirësimit të vendimit të përdorimit të kësaj masa sistemore.

Duke filluar nga java e ardhshme, çdo student që e ka realizuar të drejtën e ushqimit të subvencionuar në llogarinë bankare do të marrë mjete në vlerë prej 840 denarë, të cilat janë të planifikuara për të blerë ushqim, gjegjësisht produkteve ushqimore dhe këto mjete do të mund të përdoren nga e hëna deri të shtunën.

Në këtë mënyrë, sipas MASH, rritet praktika e ligjit e cila deri më tani parashikonte pagesë të 140 denarëve në bazë ditore.

Duke marrë parasysh se marrja e vendimit të ri ligjor hyn në fuqi më 1 mars, çdo përdorues të ushqimit studentor këtë të premte do të marrë mjete në vlerë prej 280 denarëve, për dy ditët e mbetura të javës.

Në ndërkohë, nuk ka ndryshim në kushtet për realizimin e të drejtës për ushqim të subvencionuar studentor.

Afati i aplikimit të studentëve që deri më tani nuk e kanë realizuar këtë të drejtë ose që nuk i kanë plotësuar kushtet, është nga njëshin deri në ditën e pestë e çdo muaji nëpërmjet të ueb faqes “e-uslugi” të MASH-it.