Në Negotinë organizohet vëzhgimi i shiut të meteorëve me teleskopë

Sonte në Negotinë do të realizohet vëzhgim grupor i shiut të meteorëve, me ndihmën e teleskopëve të siguruara nga Shoqata për Mbrojtjen e Mjedisit Jetësor, “Ekovita”, transmeton Portalb.mk.

Kryetari i shoqatës, Sashko Todorov thotë se, bëhet fjalë për aktivitet në kuadër të “Verës kulturore të Negotinës” që realizohet me ndihmë financiare nga komuna.

Organizatorët theksojnë se, piku i vëzhgimit të shiut të meteorëve ndodhë rreth nesnatës deri në agim, ndërsa deri atëherë me ndihmën e teleskopëve, mund të vëzhgohen një pjesë e yjësisë, së bashku me Saturnin, Jupiterin dhe Hënën.

“Për kënaqësi të plotë gjatë vëzhgimit, ndriçimi i përmendores do të çkyçet. Për shkak të sigurisë në lëvizjen të kihet kujdes gjatë qasjes, të shfrytëzohen drita të telefonit, ndërsa teleskopet të vendosen rreth përmendores”, paralajmëruan organizatorët.