Në Muzeun e Alfabetit në Manastir zbarkoi ekspozita “Kongresi i Manastirit 116 vjet nga Alfabeti që na bashkon

Sot në Muzeun e Alfabetit në Manastir u hap një ekspozitë me fotografi, dokumente dhe artikuj të kohës që hedhin dritë mbi rrethanat në të cilat janë zhvilluar punimet e Kongresit të Manastirit, me autor  Prof. Arsim Sinani. Kjo ekspozitë u pasua nga promovimi i një albumi të vëllimshëm prej mbi 200 faqesh, me faksimile materialesh arkivore dhe burimesh vizuele me tematikë nga Kongresi i Manastirit, njofton Portalb.mk.

Kjo ekspozitë është e pasuruar me shkrime nga shoqata atdhetare dhe fotografi të delegatëve në Kongresin e Manastirit.

Ekspozitë në Muzeun e Alfabetit në Manastir, Foto: Portalb.mk
Ekspozitë në Muzeun e Alfabetit në Manastir, Foto: Portalb.mk

Kuratori i kësaj ekspozite, Fatmir Hoxha, për Portalb.mk tha se në këtë ekspozitë u prezantuan mbi 100 fotografi të prezantuara në katalogun në formën e librit. Ai tha se janë mbi 56 pano të vendosura te ndonjëra nga dy ose tri fotografi, por që pasqyrojnë rrjedhën kronologjike që nga hapat e parë të iniciativës deri te prezantimi i verzionit përfundimtar.

“Kjo ekspozitë trajton kryesisht periudhën 14-22 nëntor të vitit 1908, angazhimin, përkushtimin e patriotëve shqiptar dedikuar Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Në këtë ekspozitë kemi burime nga kemi nga ato që quajmë burime materiale të shkruara, ku realisht janë të pasqyruara dokumente me interes të shoqatave dhe intelektualëve shqiptar, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në këtë process të rëndësishëm për historin tonë. Përveç kësaj, kemi edhe fotografitë të ilustuara nga ngjarjet me interes dhe të cilat e përshkruajnë në tërësi të themi formën e organizimit dhe rrjedhën e Kongresit që ka ndodhur. Do të jetë një ngjarje me interes për vizitorët, shpresoj që të ketë vizitorë nga të gjitha viset shqiptare dhe të ndahen të kënaqur me ekspozitën. Mund të themi që e tërë pjesa e historisë ku është trajtuar, çështja e punës dhe veprimtarisë, është e prezantuar në mënyrën më konkrete, më profesionale të mundshme”, tha Hoxha.

Ky projekt është bashkëprodhim i Muzeut të Alfabetit në Manastir, Muzeut Kombëtar të Kosovës, Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës dhe i Komunës së Tetovës.

LEXO: Historiani Niko Kotherja sjell ekskluzivisht në Manastir ekspozitën “Delegatët e Kongresit “Sami Pojani” dhe “Thoma Avrami” vepra e dy mësuesve dhe veprimtarëve të shkollës shqip