Në Maqedoninë e Veriut sot nuk ka zjarre aktive në ambiente të hapura

Në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot nuk ka fare zjarre aktive e as nën kontroll, ndërsa janë evidentuar gjithsej 11 zjarre në hapësirë të hapur gjatë 24 orëve të fundit të cilat janë shuar të gjitha, transmeton Portalb.mk.

Zjarret e shuara ndodhen në:

1. Komuna e Dolnenit – fsh. Strovjë, pas vendit të quajtur Gajdarecë-Klepallë (pyll me vegjetacion të ulët)
2. Komuna e Likovës – fsh. Sllupçan (vegjetacion i ulët)
3. Komuna e Çashkës – fsh. Bogomilë (pyll i përzier)
4. Komuna e Brodit – fsh. Greshnicë (pyll i degraduar me vegjetacion të ulët)
5. Komuna e Dolnenit – fsh. Llagjan (vegjetacion i ulët)
6. Komuna e Tetovës – rr. 146 (bar i thatë dhe mbeturina)
7. Komuna e Vrapçishtit – fsh. Dobri Doll (arë e djegur)
8. Komuna e Kërçovës – fsh. Cer (mbeturina dhe vegjetacion i ulët i djegur)
9. Komuna e Kërçovës – fsh. Çellopecë (vegjetacion i ulët)
10. Komuna e Dellçevës – fsh. Vratillafcë (vegjetacion i ulët)
11. Komuna e Vinicës – mbi “Mebel Vi” (vegjetacion i ulët)

Ngjashëm si vitet e kaluara, edhe këtë vit Maqedonia e Veriut është përballur me shumë zjarre në pyje.

Madje, në vitin 2024, 126 zjarre pyjore dogjën mbi 94.000 hektarë në Maqedoni, që është pothuajse aq sa dhjetë vitet e mëparshme së bashku, sipas të dhënave nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS).

Kujtojmë dhe se në RMV është ndaluar lëvizja në pyje që nga 1 korriku e deri në fund të gushtit.