Në Maqedoninë e Veriut prej sot filloi regjistrimi i nxënësve në shkollat e mesme, online dhe në letër

Nxënësit që kanë kryer shkollën fillore, do të mund të regjistrohen prej sot në formë elektronike në shkollat e mesme në Maqedoninë e Veriut për vitin shkollor 2023/24. Afati i parë mbyllet më 21 qershor, transmeton Portalb.mk.

“Për aplikimin e parë të nxënësve në afatin e konkursit, Portali do të jetë i hapur nga data 10.06.2023 në orën 10.00. Nxënësit do të mund të plotësojnë aplikimet e tyre deri më datë 21.06.2023 më së voni deri në orën 15.00, pas së cilës sistemi do të mbyllet për aplikim online nga nxënësit”, raportoi Ministria për Arsim dhe Shkencë.

Ministria vlerësoi që aplikimi i nxënësve do të zgjat më pak se 15-të minuta.

“Regjistrimi i nxënësve do të bëhet përmes linkut në portalin e shërbimeve elektronike të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës https://e-uslugi.mon.gov.mk  me njoftim të veçantë për nxënësit e shkollave të mesme përmes llogarive të tyre përdoruese në schools.mk”, raportoi Ministria.

Më 22 qershor do të publikohen rezultatet preliminare në faqen zyrtare të Ministrisë (mon.gov.mk) deri në ora 09:00.

“Dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm në shkolla bëhet më datë 22 qershor nga ora 12:00 deri  në ora 19:00 dhe më 23 qershor nga ora 07:00 deri në ora 19:00, sipas orarit të përgatitur nga shkolla”, paralajmëroi Ministria.

Mundësia e dytë dhe e fundit për regjistrim është më 27 dhe 28 qershor. Raportohet që për vitin e ardhshëm shkollor 2023/24 janë 29 798 vende të lira në 937 paralele, ashtu që 20 608 vende për mësim në gjuhën maqedonase, ndërsa 8 301 në gjuhën shqipe.

Përndryshe, për herë të parë vitin e kaluar nxënësit e realizuan regjistrimin nëpër shkolla të mesme në formë elektronike.

Regjistri i nxënësve në shkollat e mesme në formën elektronike schools.mk
Regjistri i nxënësve në shkollat e mesme në formën elektronike

 

Në fund të viti të kaluar shkollor 2021/22 është regjistruar ulje e numrit të nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm në Maqedoninë e Veriut, krahasuar me vitin paraprak.

“Në fund të vitit shkollorë 2021/2022, numri I nxënësve në shkollat fillore të rregullta është 184 910, që paraqet ulje për 0.6% krahasuar me vitin e kaluar shkollorë. Në shkollat e mesme të rregullta, numri I nxënësve në fund të vitit shkollorë 2021/2022 është 69 378, që paraqet ulje për 2.5%, krahasuar me vitin e kaluar shkollorë”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.