Në Maqedoninë e Veriut më shumë leje janë dhënë për ndërtimin e këtyre objekteve
Brenda një muaji në Maqedoninë e Veriut janë dhënë 367 leje ndërtimi, ashtu që më së shumti leje janë dhënë për ndërtimin e objekteve të larta. Te 56.9 përqind kemi investitor personat fizik, transmeton Portalb.mk.
“Nga numri i përgjithshëm i lejeve të dhëna për ndërtim 227 (61.9 %) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 39 (10.6 %) për objektet e ndërtimit të ulët dhe 101 (27.5 %) për objektet për rikonstruim”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Në krahasim me korrikun e kaluar, në këtë korrik kemi ulje të numrit për 8.5 perqind, ndërsa vlera e objekteve të parapara është ulur për 74.8 përqind, apo gjithsej 7.9 miliard denarë. Në këtë muaj është planifikuar ndërtimi i 1 248 banesave me sipërfaqe 100 mijë metra katror.