Në Maqedoninë e Veriut është ulur numri i të punësuarve në industri
Në industrinë e Maqedonisë së Veriut gjatë muajit maj është regjistruar ulje e numrit të ë punësuarve për 4.3 përqind, krahasuar me majin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.
“Numri i punëtorëve në sektorin Minierat dhe gurorët gjatë muajit maj të vitit 2025, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rënie për 2.4 % në sektorin Industria përpunuese për 4.5 %, ndërsa në sektorin Furnizime me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 2.3 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Në pesëmujorin e parë kemi ulje për 4.1 përqind, krahasuar me pesëmujorin e njëjtë të vitit të kalua.
Në repartin për prodhimin e lëkurës dhe produkteve të lëkurës kemi ulje më të madhe të numrit të të punësuarve (16.2 %), krahasuar me majin e kaluar. Në këtë periudhë, rritje më të madhe të numrit të të punësuarve kemi te prodhimi i produkteve të duhanit (4.9 %).