Në kufirin ndërmjet RMV-së dhe Kosovës u kap personi me 295 mijë euro të padeklaruara
Dogana e Kosovës ka kapën një person i cili në veturën e tij kishte një shumë prej 295 270 euro të padeklaruara, transmeton Portalb.mk.
“Gjatë kontrollit të automjetit, janë zbuluar dhe sekuestruar një shumë prej 295,270 euro, e cila ishte e padeklaruar dhe e fshehur brenda veturës”, raportoi Dogana.
Personi i kapur paraprakisht kishte deklaruar se nuk posedonte asgjë për deklarim.