Në Kodrën e Diellit mëngjesin e sotëm temperatura arriti në -13 gradë

Më ftohtë mëngjesin e sotëm është në Kodrën e Diellit me -13 gradë, në Mavrovë Anovi minus tetë, Krushevë minus shtatë, Kriva Pallankë dhe Berovë minus gjashtë dhe në Shkup minus dy gradë. Temperatura minus ka edhe në Prilep, Tetovë, Manastir, Kumanovë, Vinicë, Ohër, Shtip, Kavadar dhe Veles. Mbi zero është vetëm në Gjevgjeli për një shkallë, njoftuan nga Drejtoria për Punëe Hidrometeorologjike, transmeton Portalb.mk.

Gjatë natës moti ka qenë kryesisht i vranët. Frynte erë e dobët deri mesatare. Mëngjesi i sotëm është i vranët dhe i ftohtë, në vend që të fryjë erë e lehtë nga veriu.

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej -1 deri në 8 gradë.

Në Shkup me diell kryesisht me erë të dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura maksimale do të arrijë në 3 gradë.