Në Bashkimin Evropian 16,3% e njerëzve janë me peshë, në Maqedoninë e Veriut 15,4%

Në vitin 2025, 16,3% e njerëzve në Bashkimin Evropian të moshës mbi 18 vjeç ishin të trashë, që do të thotë se kihsin indeks të masës trupore nga 30 apo më lartë. Plotësisht 35,4% ishin me indeks të masës trupore mes 25 dhe 30. Në përgjithësi, mbi gjysma e popullatës së BE-së ishin mbipeshë, tregojnë të dhënat e Eurostatit, raporton MIA.

Burrat në BE janë më të trashë se gratë. Shkalla e trashësisë tek burrat është 17,4%, ndërsa tek gratë 15,3%. Plotësisht 41,9% e burrave ishin mbipeshë, në krahasim me 29,3% e grave.

Më së shumti njerëz të trashë ka në Maltë, ku tasshmë mbi një e katërta e popullatës është me peshë të shtuar. pasojnë Lituania (24,6%) dhe Finlanda (23,2%). Më pak të trashë ka në Itali (7,0%), Greqi (12,8%) dhe Rumani (12,9%).

E dhëna e fundit e Eurostatit për Maqedoninë është nga viti 2022 dhe tregon se njerëz të trashë ishin 15,4% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.