Në 24 orët e fundit, dy raste të dhunës ndaj grave nga partnerët në RMV

Në buletinin e policisë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar dy raste në të cilat gratë janë sulmuar nga partnerët e tyre aktualë apo të mëparshëm, transmeton Portalb.mk.

Siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme, sonte në ora 01:00 në SPB Shkup, një grua e moshës 35-vjeçare ka raportuar se në zonën e Kisella Vodës ajo dhe nëna e saj janë sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. D.N., i cili ka përdorur dhe një send të fortë.

Dje në ora 14:10 në SPB Shkup një grua 52-vjeçare ka raportuar se është sulmuar fizikisht në zonën e Karposhit nga ish-bashkëshorti T.S. nga Shkupi.

MPB theksoi se po ndërmerren masa për zbardhjen e të dyja rasteve.