Ndryshuan çmimet e derivateve të naftës në RMV
Çmimi i benzinës Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98 rritet me tre denarë për litër, ndërsa i dizelit me gjashtë denarë për litër. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjergjetikë, çmimi me pakicë i Eurosuper BS-95 do të jetë 90 denarë për litër, ndërsa çmimi me pakicë i Eurosuper BS-98 është 92 denarë. Nga ana tjetër, dizeli do të shitet për 94 denarë për litër, transmeton Portalb.mk.
KRRE ka vendosur gjithashtu të rrisë çmimin e Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1), me 7 denarë, dhe tani do të kushtojë 93 denarë. Çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS rritet me 3,205 denarë për kilogram, në 45,373 denarë.
Çmimet u përcaktuan pasi Qeveria, në seancën e djeshme, vendosi të ulë akcizat me një denar për litër për benzinën dhe me dy denarë për naftën.
“Çmimet referuese të derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me llogaritjen e mëparshme, janë rritur mesatarisht me 9.003% për benzinën ose 86.250 dollarë për ton, për naftën rritja është mesatarisht 14.963% ose 155.400 dollarë, për vajin ekstra të lehtë rritja është mesatarisht 13.200% ose 132.300 dollarë dhe për mazutin rritja është mesatarisht rreth 10.686% ose 51.000 dollarë për ton. Kursi i këmbimit të denarit kundrejt dollarit në periudhën e kaluar, mesatarisht, është 53.8991 denarë/$ dhe është rreth 0.1001% më i ulët se kursi i këmbimit të dollarit (53.9531 denarë/$) me të cilin u formuan çmimet me llogaritjen e mëparshme, pra nga 13 korriku”, shpjegoi KRRE-ja.