Ndryshuan çmimet e derivateve të naftës në RMV, vendimi hyn në fuqi në mesnatë
Duke filluar nga sonte në mesnatë, benzina do të shitet me çmime të reja, të reduktuara, transmeton Portalb.mk.
Sipas vendimit të Komisionit Rregullator të Energjetikës (KRRE), çmimi i benzinës do të ulet me një denar për litër, ndërsa dizeli do të vazhdojë të shitet me të njëjtin çmim.
Kështu që, duke filluar nga mesnata, një litër benzinë BS-95 do të shitet për 70 denarë për litër, benzina BS-98 do të kushtojë 72 denarë për litër, ndërsa dizeli do të shitet për 64.5 denarë për litër.
Vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të jetë më i lirë për dy denarë dhe do të shitet me 63.5 denarë për litër.
Me vendimin e KRRE-së nga mesnata, çmimi i mazutit do të ulet me 0.028 denarë për kilogram dhe do të shitet për 32.607 denarë.