Ndihma ushtarake nga Rusia dhe Kina është kyçe në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin, thotë shefi i diplomacisë iraniane Agarçi
Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Abas Agarçi deklaroi se Rusia dhe Kina i ndihmojnë Iranit në më shumë mënyra, duke përfsjirë edhe përmes bashkëpunimit ushtarak. Në intervistë për televizionin “MC Hay”, Agarçi i quajti këto dy vende partnere strategjike të Teheranit në luftën me SHBA-në dhe Izraelin, shkruan sdk.mk, njofton Portalb.mk.
Ai thotë se bashkëpunimi i afërt i cili ka ekzistuar në të kaluarën vazhdon edhe sot, duke i përfshirë sferat politike, ekonomike dhe ushtarake. Kjo deklaratë pason pasi presidenti amerikan Donald Tramp shprehu dyshim se presidenti rus Vlladimir Putin me siguri i ndihmon Iranit si përgjigje ndaj ndihmës amerikane për Ukrainën.
Teherani dhe Moska i përforcuan lidhjet e tyre në dekadën e fundit, posaçërisht përmes dërgesës iraniane të fluturakeve pa pilot “Shahed” të cilët Rusia i përdor në luftën në Ukrainë. Të dy vendet gjithashtu ishin aleate kyçe të regjimit të Bashar al-Asadit në Siri. Nga ana tjetër, Irani në vitin 2021 nënshkroi marrëveshje 25-vjeçare për bashkëpunim ekonomik me Pekinin, e fokusuar në shitjen e naftës.
Lidhur me tensionet në Ngushticën e Hormuzit, përmes të cilit kalon një e pesta e naftës dhe gazit botëror, Agarçi tha se vendkalimi është mbyllur vetëm për anije dhe tankse të SHBA-së, Izraelit dhe aleatëve të tyre. Ai shtoi se Ngushtica mbetet e hapur për të gjithë vendet e tjera, edhe krahas asaj që rritja rapide e çmimit të naftës mbi 100 dollarë për barel kërcënohet me çrregullime ekonomike globale.