Ndërroi jetë Tina Turner

Këngëtarja Tina Turner ka vdekur në moshën 83-vjeçare, raporton Koha.net. Në një deklaratë nga përfaqësuesja e saj thuhet se ajo ka vdekur sot.

“Tina Turner, ‘Mbretëresha e Rock’n Rollit ka vdekur sot e qetë në moshën 83-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë në shtëpinë e saj në Kusnacht afër Cyrihut, Zvicër. Me të, bota ka humbur një legjendë muzikore”, thuhet në njoftim.

E quajtur mbretëresha e rock ‘n’ rollit, Tina Turner ishte e njohur për performancat energjike në skenë dhe me vokalin e fuqishëm.

Ajo i kishte fituar tetë çmime Grammy, ndërsa ndikim kishte pasur edhe te këngëtarët që më vonë u bënë yje botërore si Beyonce, Janet Jackson, Janelle Moane dhe Rihanna.

Kur Tina Turneri e jeton jetën për vete

Në një pllakë metalike para dyerve të pronës së Tina Turnerit shkruan “Vor 12.00 Uhr nicht läuten, keine Lieferungen”, që besoj se nga gjermanishtja ka kuptimin: “As mos të shkojë mendja ta shqetësosh Tina Turnerin para mesditës”.

Ajo ishte simboli i qëndresës së rock’n’rollit për 50 vjet. “Proud Mary” i saj ishte 175 për qind më i gjatë se origjinali dhe John Fogerty as që vallëzoi. Ajo u bë yll me Ike Turnerin në të 20-at, i iku abuzimit të tij në të 30-at, luftoi për shtegun e saj në krye të listave të popit në të 40-at, i ra botës përqark në të 60-at dhe tani do që të ndalet.