Nata e Vitit të Ri: Dy pacientë në rrezik për jetën në RMV
Një fëmijë dy vjeçar është goditur me plumb nga arma e zjarrit kurse një tridhjetë vjeçar ka rënë nga lartësia të cilët trajtohen në Klinikën e Shkupit, raporton Portalb.mk.
Drejtori i Klinikës së Traumatologjisë, Igor Merxhanoski thotë se kanë tre pacientë të politraumatizuar që kanë ardhur, kanë rënë nga lartësia
“Pacient 30 vjeç, për arsye të panjohura, është lajmëruar për këtë pacient se ka rënë. Është në gjendje me rrezik për jetë. Është kryer operacion në shtyllën kurrizore dhe momentalisht ndodhet në Klinikën Intensive. Në Neurokirurgji është pranuar një pacient 16 vjeç nga Shtipi, gjithashtu ka rënë nga lartësia. Fëmijë me të dhëna të panjohura, 2 vjeç, gjithashtu është pranuar në Kujdes Intensiv me projektil kokë nga arma e zjarrit. Nuk kemi të dhëna për ngjarjen, gjithashtu është në rrezik për jetë”, tha Merxhanoski.
Ai shtoi se janë regjistruar edhe tetë sulme fizike, një lëndim me thikë dhe një lëndim tjetër me armë në Prilep, te një pacient nga Shkupi, ndërsa janë kryer intervenime te tetë pacientë që janë lënduar nga mjetet piroteknike.