Mundësi për studentët e Maqedonisë së Veriut për të ndjekur studimet në universitetet e Bullgarisë

Studentët e Maqedonisë së Veriut në cikle të ndryshme do të mund të ndjekin studimet e vitit akademik 2025/2026 në universitetet shtetërore në Bullgari, duke shfrytëzuar bursat e ofruara si rezultat i marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, transmeton Portalb.mk.

Kjo mundësi është në kuadër të Marrëveshje së nënshkruar në fushën e arsimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë më 22 mars të vitit 2022.

Kjo mundësi planifikon që 4 studentë nga Maqedonia e Veriut të marrin bursa për studime të rregullta në ciklin e parë dhe të dytë, duke përjashtuar mjekësinë, artin dhe sportin. Pesë bursa tjera janë vetëm për një semestër, ndërsa gjithsej 27 muaj për magjistraturë e specializim të studentëve, ashtu që vetëm një student do të mund të shfrytëzon 2 deri 9 muaj.

Tri studentët e Maqedonisë së Veriut që ndjekin studimet në doktoratë, do të mund të shfrytëzojnë këtë mundësi.

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është 22 korriku i vitit 2025.