MPJ publikoi numra SOS për ndihmë për shtetasit e RMV-së në Izrael dhe Iran

Ministria e Punëve të Jashtme publikoi numra telefoni SOS për shtetasit e Maqedonisë së Veriut që ndodhen në Izrael ose Iran, transmeton Portalb.mk.

Nga atje bëjnë të ditur se, për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në Lindjen e Mesme, të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë konsullore, të kontaktojnë menjëherë me institucionet kompetente.

Për ndihmë dhe asistencë, qytetarët mund të drejtohen në kontaktet e mëposhtme:

Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv
Tel: +972 54 500 8566 / +972 54 967 0546
Email: [email protected]

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme
Tel: +389 75 273 732 / +389 75 268 736
Email: [email protected]

Njëkohësisht, Ministria apelon te të gjithë shtetasit të shmangin udhëtimet drejt vendeve të këtij rajoni deri në përmirësimin e situatës së sigurisë.

Më herët, MPJ informoi se është formuar një shtab krizash i cili po ndjek situatën në vazhdimësi dhe është i disponueshëm 24 orë në ditë për të gjitha nevojat që lidhen me ndihmë, mbështetje dhe asistencë.