MPB: Dhjetë kallëzime për shkelje të heshtjes zgjedhore, një person është arrestuar në Shuto Orizare
Gjatë periudhës së heshtjes parazgjedhore janë regjistruar 10 kallëzime për shkeljen e saj – nga të cilat tre në rajonin e SPB Shkup dhe SPB Ohër, dy në rajonin e SPB Shtip dhe nga një në rajonin e SPB Tetovë dhe SPB Manastir. MPB njoftoi se, pas marrjes së masave, kallëzimet për gjashtë raste nuk janë konfirmuar, transmeton Portalb.mk.
“Përveç kësaj, janë regjistruar 19 publikime në rrjetet sociale gjatë heshtjes zgjedhore që kanë të bëjnë me thirrje për të votuar për kandidatë të caktuar, si dhe video dhe foto nga aktivitete partiake në shtabe. Lidhur me procesin e votimit, më 01.11.2025 është regjistruar një rast fotografimi të fletëve të votimit në shkollën fillore ‘26 Korriku’ në komunën Shuto Orizare, ku është arrestuar një person dhe po merren masa për sqarimin e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Në të gjitha rajonet, votimi për personat e sëmurë dhe të paaftë si dhe për të burgosurit ka kaluar pa asnjë incident.