Dalja e votuesve deri në orën 11, krahasuar me rrethin e parë (Infografik)
Sot mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve të teta lokale në Maqedoninë e Veriut që nga pavarësia e vendit.
Sipas përpunimit të 92.94 % të vendvotimeve të përpunuara, deri në orën 11:00 kanë votuar 10.10 % e votuesve të regjistuar , shkruan Portalb.mk.
Për krahasim, në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale, deri në këtë orë kanë votuar 9.44% qytetarë.
Më poshtë mund të shihni infografikun për daljen e votuesve në disa prej komunave me shumicë shqiptare dhe daljen e përgjithshme.
