Rusia pretendon se ka interceptuar avion norvegjez

Rusia pretendoi se ka interceptuar një avion luftarak norvegjez që i afrohej hapësirës ajrore ruse mbi Detin Barents, transmeton Anadolu.

“Një avion luftarak MiG-29 i forcave ajrore të Flotës Veriore u ngrit për të identifikuar objektivin ajror dhe për të parandaluar shkeljen e kufirit shtetëror të Federatës Ruse”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë ruse të Mbrojtjes.

Në deklaratë thuhet se ekuipazhi i avionit MiG-29 identifikoi se avioni ishte një P-8A Poseidon që i përkiste Forcave Ajrore Norvegjeze.

“Kur avioni luftarak rus u afrua, avioni luftara i huaj kreu një kthesë nga kufiri shtetëror i Federatës Ruse. Shkelja e kufirit shtetëror të Federatës Ruse u parandalua”, thuhet në njoftim.

Në deklaratë shtohet se fluturimi i avionit luftarak rus është kryer “në përputhje të rreptë me rregullat ndërkombëtare për përdorimin e hapësirës ajrore mbi ujërat neutrale pa kaluar nëpër rrugë ajrore dhe qasje të rrezikshme ndaj avionëve të shtetit të huaj”.