Mjetet e tatimit të solidaritetit do të përdoren për realizimin e masave antikrizë, sqaroi ministri Besimi

Tre amendamente janë paraqitur për Ligjin për tatimin e solidaritetit, ligj i cili gjendet në Kuvendin e Maqedonisësë Veriut në kuadër të Komisionin parlamentar për çështje evropiane. Në këtë debat mori pjesë edhe ministri i financave, Fatmir Besimi, transmeton Portalb.mk.

“Bëhet fjalë për mjete që do të destinohen në drejtim të përkrahjes së masave antikrizë dhe në mënyrë më transparente do të dihet se ku do të shpenzohen këto mjete”, theksoi ministri Besimi.

Ai sqaroi që qëllimi i këtyre mjeteve dihet saktësisht, për çka mjetet janë do të shkojnë për ballafaqim me krizën, në programin P1.

“Me këtë ofrohet bazë solidariteti për përkrahjen e Buxhetit, nga i cili në këto 3 vite që nga kriza e Covid-it e në vazhdimësi janë shpenzuar gati 2 miliardë euro për këtë qëllim”, deklaroi Besimi.

Ndryshe, Qeveria në seancën e 11 korrikut përcaktoi tekstin e projektligjit për taksën e solidaritetit, njoftoi shërbimi për shtyp i Qeverisë. Nëpërmjet pagesës së këtij lloji të të ashtuquajturve Tatimi mbi fitimin shtesë, kompanitë që kanë realizuar fitime të tepërta gjatë krizës do të kontribuojnë proporcionalisht në zbutjen e pasojave të krizës.

Qëllimi i këtij projektligji, siç informohet nga Ministria e Financave, është që të gjithë të marrin pjesë në shlyerjen e shpenzimeve publike, në përputhje me mundësitë e tyre ekonomike dhe të kontribuojnë në mënyrë solidare në zbutjen e pasojave të krizës së çmimeve dhe energjisë, gjatë së cilës janë marrë parasyshë rregulloret evropiane.

Propozimi i Ligjit për Tatimin e Solidaritetit i propozuar nga Ministria e Financave parashikon vendosjen e taksës së solidaritetit për vitin 2023 si një tarifë publike e njëhershme, e jashtëzakonshme dhe e përkohshme, me përgjegjësi për pagesën e këtij lloj tatimi është personi përgjegjës për tatimin në fitim sipas Ligjit për tatimin në fitim, i cili në vitin 2022 ka realizuar të ardhura totale më të mëdha se 615.000.000 denarë.

Vendosja e taksës së solidaritetit është me interes të përgjithshëm për të gjithë qytetarët dhe bazohet në parimet e drejtësisë, barazisë dhe proporcionalitetit, thonë nga Qeveria.