Po t’i kisha duert e Samsonit,
do t’i rrënoja kalatë,
do t’i mposhtja perandoritë,
e do t’ia përdredhja turijt luanit.
Por unë nuk jam Samsoni,
duert e mia nuk rrxojnë kala,
duert e mia nuk kanë fuqi prej Zotit,
duert e mia nuk bajnë hata.
As ti nuk je Delila,
ajo dhelpërakja e Nazaritit,
pankerit të kohës antike,
besëdhanësit të Zotit.
Naamah e shpresave t’lëna në mes,
e bukurisë hyjnore, mbuluem me qefin,
nën tempujt e rrënuem të Filistinës,
ku prej lashtësive ëndërrueshëm flen.
Qielloria e përgjumun,
e nënçmueme prej kohës,
e ngujueme n’kopshtin e Edenit,
në vargjet e epopeve t’njerëzimit.
Ti nuk je Delila e fragmenteve historike,
as unë nuk i kam duert e mbinatyrës.