Sa të afërm ishim,
kaq të largët u bëmë;
s’më heq dot përmallimin,
s’të them dot as: “Harrom.”
Nuk të urrej. S’kam se si!?
Nuk ka fre në dashuri.
Thonë se koha të përpin,
por s’ma fshiu mallin n’ty.
Në më urren, nuk e di,
s’ka më “ne”, s’je më ti.
Dhe pse rrugët janë të ndara,
unë do të doja nga e para.
S’të pyes dot se ku je,
s’të them dot as: “Kujtom”.
Edhe sikur asgjë të mos them,
ti më deshe, kaq mjafton.