Ministri Aliu në Bruksel e nënshkroi Marrëveshjen për partneritet në programin “Evropa Digjitale (2021-2027)” me BE-në

Në Bruksel sot u nënshkrua Marrëveshja për partneritet midis Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian në programin “Evropa Digjitale (2021-2027)” . Marrëveshjen e nënshkruan ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Azir Aliu dhe përfaqësues të Komisionit Evropian, informojnë nga MSHIA, njofton Portalb.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes, ministri Aliu i është falënderuar BE-së për mbështetjen që ia jep vendit tonë.

“Sot partnerët tanë, të cilët qëndruan afër nesh gjatë revolucionit digjital dhe reformave sfiduese, e vlerësojnë përkushtimin e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, për këtë arritje të rëndësishme, transformimin digjital që solli transparencë të administratës publike përmes digjitalizimit të shërbimeve publike. Qeveria jonë mbetet e vendosur ta vazhdojë transformimin digjital me kërkesat dhe parametrat e BE-së”, ka deklaruar ministri Aliu.

Kjo marrëveshje e rëndësishme, ka theksuar ai, e tregon përkushtimin e Maqedonisë së Veriut për avancim të infrastrukturës digjitale dhe pranimit të numdësive të erës digjitale.

Sipas tij, Programi “Evropa Digjitale” do të sigurojë financim strategjik për t’iu përgjigjur këtyre sfidave, duke mbështetur projekte në pesë sfera kyçe të kapacitetit: në superkompjuter, inteligjencë artificiale, sajber siguri, aftësi avancuese digjitale dhe sigurim të përdorimit të gjerë të teknologjive digjitale në ekonomi dhe shoqëri, duke përfshirë edhe qendrat inovative digjitale”.

Siç informuan nga MSHIA, ministri Azir Aliu është për vizitë zyrtare treditore në Bruksel, ku ka realizuar një sërë takimesh.