Studentët në bllokadë dhe qytetarët që mbështesin kërkesën e tyre për zgjedhje të parakohshme në Serbi demonstruan dje në rreth 30 qytete të Serbisë. I njëjti tekst u lexua në të gjitha tubimet, në të cilat mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vend u vlerësua si një pikë kthese vendimtare për Serbinë, transmeton Dojçe Vele (DW).
“Zëri i të rinjve nuk është vetëm zhurmë, por një valë që mund të iniciojë ndryshime, të rivendosë dinjitetin dhe të zgjojë shpresën për drejtësi dhe liri. Demokracia nuk duhet të mbetet vetëm një premtim i zbrazët”, ishte mesazhi i protestave. Studentët gjithashtu theksojnë se vendi është i tyre dhe se “nëse shteti nuk dëshiron t’i dëgjojë të rinjtë në universitete, do t’i dëgjojë ata në rrugë”.
Protestat studentore në Serbi kanë vazhduar për më shumë se gjysmë viti, dhe arsyeja për to ishte shembja e tendës së stacionit të trenit në Novi Sad, në të cilën vdiqën 16 persona. Ekspertë të pavarur dhe përfaqësues të opozitës fajësojnë për tragjedinë neglizhencën dhe korrupsionin e qeverisë së Presidentit pjesërisht autoritar Aleksandar Vuçiç.