Karol Nawrocki i fitoi zgjidhet presidenciale në Poloni

Kandidati i krahut të djathtë Karol Nawrocki është zgjedhur presidenti i ri i Polonisë, njoftoi Komisioni Kombëtar i Zgjedhjeve (PKW) pasi u numëruan të gjitha votat. PKW tha se Nawrocki kishte fituar 50.9% të votave, ndërsa kryetari liberal i Varshavës, Rafal Trzaskowski, kishte 49.1%, transmeton Portalb.mk.

Ky është një ndryshim i madh nga sondazhet e daljes në zgjedhje, të cilat i kishin dhënë Trzaskowski-t 50.3%. Trzaskowski më vonë shpalli fitoren, ndërsa Nawrocki kërkoi kujdes sepse rezultatet ishin shumë të ngushta.

“Le të mos humbasim shpresën. Do të fitojmë brenda natës, diferenca është minimale. Besoj se nesër do të zgjohem si President Karol Nawrocki,” tha ai mbrëmë.

Si president i ri, ka të ngjarë të përdorë fuqitë e tij për të vënë veton ndaj agjendës pro-evropiane të kryeministrit Donald Tusk. Nawrocki, 42 vjeç, historian me profesion, ishte kandidati i partisë konservatore të opozitës Ligj dhe Drejtësi. Ai mbështet përkrahjen e vazhdueshme për Ukrainën, por kundërshton anëtarësimin e saj në NATO dhe nuk dëshiron që Polonia t’i japë më shumë kompetenca Bashkimit Evropian, por mbështet një sovranitet më të madh për vendin.