Mijallkov shofer në burgun e Strugës, Kiçeec për shkak risocializimit ka dalë më herët nga burgu

Dënimet me burg për ish shefin e Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov, biznesmenët Jordan Kamçev dhe Zoran Milevski Kiççec opinionit iu paraqitën si triumf i drejtësisë, edhe pse dënimet kanë qenë të ulëta dhe nuk i kanë përfshirë të gjitha veprat e tyre. Prokuroria, madje edhe ka bërë marrëveshje për para në vend të burgut me njerëzit të cilët e kanë dëmtuar buxhetin shtetëror. Të gjithë e zgjodhën burgun në Strugë, në të cilin morën statusin e të burgosurve të lirë. Nga shoqëria elite atje ka mbetur vetëm edhe Mijallkov, i cili sipas Drejtorisë së Burgut është angazhuar si i punësuar “shofer për nevojat e burgut”, shkruan IRL.

Si Struga nuk ka tjetër

Të dënuarit para se të largohen në mbajtjen e burgut fillimisht e kanë ndryshuar adresën e vendbanimit dhe u bënë qytetarë të Ohrit. Me atë, do të mundësohet që në vend “Idrizovës”, dënimin ta mbajnë në Burgun e Strugës. Ky burg nuk është famëkeq si ai në Idrizovë pasi që tërë burgu është i llojit të hapur. Drejtor i Burgut është Valon Qira, kuadër i BDI-së. Të burgosurit nuk mbahen në dry në qelitë, por janë të lirë në rrethin e burgut dhe mund të angazhohen për të punuar jashtë institucionit. Në gjyqësor doli edhe termi i ri – turizëm burgu, por institucionet nuk zbuluan asgjë të paligjshme kur shkupjanët “elitë” e zgjodhën burgun e Strugës. Dhe dukshëm, nuk gabuan.

Në Shkup me truproje, në Strugë shofer në burg

Tanimë 11 muaj ish shefi i Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov është i burgosur në Strugë. Ai vjet në gusht filloi ta mbajë dënimin me burg prej tre vjetësh për rastin “Perandoria”. Sasho Mijallkov vendosi të mos punojë, por ka shprehur dëshirë të ndihmojë në aktivitetet e përditshme të burgut në pozicionin e shoferit.

Sasho Mijallkov ende e mban dënimin me burg në institucionin në fjalë, por i njëjti nuk është angazhuar si i punësuar jashtë institucionit, por është angazhuar nga ana e institucioni ndëshkues-korrigjues për nevojat e saj si shofer, detyrë pune e cila edhe në shtëpitë tjera ndëshkuese-korrigjuese varet nga nevojat, mund t’u ndahet personave të dënuar të cilët kanë trajtim të hapur në procesin e risocializimit”, thanë për IRL nga Burgu i Strugës.

Kiçeec “i burgosur shembullor”, doli katër muaj më herët nga burgu

Në të njëjtin burg, dënimin e mbante edhe Zoran Mileski Kiçeec, i cili u dënua për dy vepra penale. Tre vjet burg në rastin “Reket” dhe gjashtë muaj për aksidentin në të cilin humbi jetën një person, ndërkaq shtatë të tjerë u lëndua. Por, ai më nuk është atje. Më 8 mars ka fituar liri të kushtëzuar dhe është lëshuar në liri përpara mbajtjes së dënimit.

“Gjatë miratimit të vendimit, këshilli gjykues e ka pasur parasysh edhe raportin për personin e dënuar, të dorëzuar nga Shtëpia Ndëshkuese-Korrektuese Strugë, sipas të cilit i dënuari gjatë kohës së mbajtjes së dënimit ka përparuar në repartin e hapur për shkak të detyrave të punës, ka pasur sjellje korrekte me personat tjerë të dënuar dhe zyrtarët, por edhe marrëdhënie pozitive në bashkëpunim dhe pranim të këshillave të dhëna. Kundër këtij vendimi, Prokuroria nuk ka dërguar ankesë në afatin e caktuar ligjor pas çka e njëjta është bërë e plotfuqishme”, u përgjigjën nga Gjykata Penale Shkup.

Ndryshe, më 19 korrik në Bursën e Maqedonisë për katër ditë me radhë u vendosën në ankand aksionet e konfiskuara të ish drejtorit të Shërbimit Sekret, Sasho Mijallkov në lëndën “Perandoria”.

Bazuar në të dhënat zyrtare të Agjencisë, pasuria e konfiskuar e Mijallkovit në rastin “Perandoria” është me vlerë rreth 15 milionë euro, pavarësisht se Prokuroria pas arritjes së marrëveshjes me Mijallkovin deklaroi se është 36 milionë euro..

Rasti “Perandoria” ishte hapur nga ish-Prokuroria Publike Speciale në vitin 2018, për bashkim kriminal, dëmtim apo fuqizim të kreditorëve, keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, mashtrim dhe pastrim parash dhe rendimente të tjera të veprës penale.