Mexhiti: Arben Fetai do të emërohet përfaqësues special në Bruksel
Ish-zëvendëskryeministri Arben Fetai i cili para tre ditëve dha dorëheqje nga ky funksion, pritet të emërohet përfaqësues special në Bruksel. Kështu bëri të ditur bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, raporton Portalb.mk.
“Zotri Fetai dha dorëheqje për tu emëruar përfaqësues special në Bruksel, për të marrë pozitë të re”, tha Mexhiti.
Kujtojmë se Fetai dha dorëheqje më 1 qershor 2026. Ndërkaq, kësaj i parapriu debati në opinionin publik nëse periudhën e fundit ai nuk ka shkuar në punë, për të cilën nuk pati përgjigje nga kryeministri Hristijan Mickoski.
Këtë dilemë e hapi edhe ish-kryetarja e Antikorrupsionit – Sllagjana Taseva e cila ngriti pyetjen se nëse dikush nuk shkon në punë për tre ditë, pse nuk është shkarkuar?
Në ndërkohë, në gjysmën e dytë të këtij muaji prite të bëjet rikonstruimi i Qeverisë. Por nga VLEN nuk kanë vendosur ende se kush do rrijë e kush do shkojë nga postet ministrore.
“Për rikonstruimin parimisht jemi marrë vesh që do të ketë por ende nuk jemi ulur të bisedojmë rreth parimeve, resorëve, në momentin që do ketë informata do e informojmë opinionin nëpërmjet juve”, tha Izet Mexhiti.
Kujtojmë se rikonstruimi i Qeverisë po paralajmërohet tani e disa muaj.